INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Blog - Kur fiken kamerat! Erioni guxon, largohet dhe sfidon! Gjergji? Po ti ç'bën këtu?

IN Blog - Kur fiken kamerat! Erioni guxon, largohet dhe sfidon! Gjergji? Po ti ç'bën këtu?

Publikuar më: 17:30 15-10-2017

Nga Ermal Peçi.

 Kjo e shtunë në "Një kat më lart" ishte e gjitha mashkullore, rastësi e bukur që me të dy të ftuarit u fol si burrat, me të vertetat haptazi. Theksoj këtë gjë, sepse më besoni sot është shumë e vështirë në ekran të thuash të vërtetën, ta ndash atë me ata që të ndjekin.
Kjo ndodh për shume arsye, shpesh edhe për të ruajtur pozitat që ke, në punë a në përditshmëri. Kur komunikova me aktorin Erion Isai, ngacmimi i parë nuk ishte shkëputja që kishte njoftuar muaj më parë për largimin nga 'Portokalli'. Dalja e tij krah Arditit si prezantues i Kënga Magjike më kuriozoi shumë. Pa u dakortësuar me këdo të ftuar, nuk mundet të bej biseda surprizë në studio... një parim që e kam pasur prej vitesh, esencial.
Erioni, gazmor e tejet miqësor më tha pa hezitim, do flasim për ç'të duash. E kuptova që largimi i tij dhe sfidat e reja nuk kanë ardhur kot, e vërteta të rri kostum, kur ka masën tënde. Erioni siç duket këtë e di mirë. Konsumuam disa biseda në grim dhe të tjera më shumë gjatë bisedës. Njoha një aktor, shkrimtar, mik, përtej personazheve të tij. Nëse Erionit i kanë thënë shpesh "hë se ky i instagirls" pas bisedës në studio duhet të rimendohen dy herë.
Pati shumë të qeshura në program, gjatë xhirimit por edhe pas tij. Nuk janë të pakta rastet kur aktorët e humorit përtej skenës janë shumë seriozë, rasti i Erionit ishte e kundërta. U ndamë duke bërë disa selfie.. normal si shpëton dot namit të "insta girls'.

Gjergj Kaçinari solli rrokun në IN. Kisha lexuar për turet e tij me emra të mëdhenj të muzikës rrok por kur mi tregoi nga afër, e ripyeta disa herë "Çfarë bën ende këtu?". Do të ishte ideale që këta të rinj të qëndronin në Shqipëri, por kur në një treg muzikor ku dominojnë figurat seksi, skandalet e tyre, hiret, të pasmet... dhe gjithçka që ato servirin seksualisht jo artistikisht, pse duhet të rrinë këtu? Jam i sigurtë që shumë pak e dinë se Gjergji ka performuar, luajtur pranë instrumentisteve më të njohur të rrokut, pjesë e Bon Jovi, Pantera, System of a Down etj.
Ata e kanë mirëpritur direkt, sepse ai është i talentuar! Pranë ketyrë emrave vështirë të bësh kompromise të tjera, nëse e bën mirë punën je aty, gjithmonë, me ta. Me ta  është dhe Gjergji, ndër të vetmit mbase nga Shqiperia, që performon në të njëjtën skëne. Krenari dhe shumë mërzitje, sa pak vlerësohen të rinjtë në këtë vend...

Article Logic
Execution time: 0.0019540786743164