INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Blog – Kur fiken kamerat! Elhaida rikthehet si kurrë më parë, Ervini të fal rrëfime….

IN Blog – Kur fiken kamerat! Elhaida rikthehet si kurrë më parë, Ervini të fal rrëfime….

Publikuar më: 18:30 08-10-2017

Nga Ermal Peçi.

Kur nisa javën që kaloi blogun që i referohet ndodhive pas kamerave të programit “Një kat më lart” e dija se kurioziteti juaj do të ishte i madh. Nuk i shpëtojmë dot manisë për të ditur më shumë, as unë, e kotë të them të kundërtën.

E shtuna e kësaj jave më solli në studio Elhaida Danin dhe Ervin Bejlerin. Vinin e takova nga afër këtë sezon të ri televiziv, e kisha ndjekur gjithmonë nga ekrani. Shumë sportiv, me “këmbë në tokë” dhe tejet dashamirës për të folur rreth gjithckaje që unë doja. Nuk dua kurrë të abuzoj me të ftuarit ndaj bisedat paraprake me to janë esenciale. I kërkova të më fliste rreth debateve në lidhje me programin “Portokalli” dhe pa hezitim u dakortësuam. Në studio më rrefeu akoma më shumë dhe sigurisht që e vleresova sinqeritetin e tij. Pas emisionit u shpërndamë sërish drejt zyrave tona, të dy të qetë rreth asaj që biseduam.

Me Elhaidën kam një raport akoma më të ngushtë, njihemi nga afër sidomos pas Eurovisionit. Para IN kemi pasur të tjera takime televizive. Fal dashamirësisë së ndërsjelltë pranoi menjëherë të ishte në program ndërsa ndryshe nga ç’mund të mendoni për personazhet e ekranit, nuk dontë të dintë se çfarë do të kishtë në lojërat e programit, sidomos në sfidat muzikore.  Erdhi më herët në televizion, e shoqeruar nga i ati teksa me humor më tha se do ti duhej të niste kursin e patentës, mjaft e kishte “lodhur” babin.  Shumë e qetë, pak e lodhur. Mendova se do të ishte e tillë edhe gjatë programit, se mohoj dot… por ajo energjinë e ka tek zëri.

Sa nisi të këndoj… unë dhe stafi mbetëm. Përtej gjithçkaje, ajo femër mbart një zë të rrallë, dhe nuk mjafton një trofe programi, italian apo shqiptar qoftë ky. Ajo është bekuar me zërin ndërsa me faktin që e kemi mes nesh.

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428