INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta: Sporti sjell dialogun që politika e ka të vështirë ta realizojë

Ilir Meta: Sporti sjell dialogun që politika e ka të vështirë ta realizojë

Publikuar më: 12:29 06-04-2018

Në ditën ndërkombëtare të sportit në kryeqytet janë mbajtur aktivitete të ndryshme. Në një prej tyre Kreu i Shtetit Ilir Meta ka vlerësuar se sporti është dhe më lart se politika sa i përket promovimit të vendit për mirë në botë. Ai morri dhe një shembull nga bota.

Sporti arrin të realizoj atë që politika nuk mundet, paqen. Përpara olimpiadës së fundit të Koresë së Jugut e gjithë bota ishte në ankth për luftën e tretë botërore, dhe përplasja e parë gjithmonë pritej mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Mjaftoi një olimpiadë, një akt simbolik përmes sportit dhe situata ndryshoi shumë shpejt duke treguar që sporti mund të bëjë shërbime të tilla ndaj paqes"

Ndër të tjera Meta këshilloi të rinjt që të merren sa më shumë me akivitete sportive pasi në këtë mënyrë qëndrojnë larg veseve negative si droga dhe duhani.

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584