INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilda Bejleri tregon fëmijërinë në Greqi: ''Ishte shumë e vështirë të thoje që je shqiptare''! Ja arsyeja pse u kthye

Ilda Bejleri tregon fëmijërinë në Greqi: ''Ishte shumë e vështirë të thoje që je shqiptare''! Ja arsyeja pse u kthye

Publikuar më: 20:25 15-05-2019

Ilda Bejleri është një nga gazetaret sportive dhe moderatoret më të famshme të momentit, profesion të cilin ajo e ushtron prej disa vitesh.

Njerëzit janë mjaft të interesuar për jetën private të Ildës dhe pse ajo përpiqet që gjithçka ta fokusojë tek puna.

E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, moderatorja ka folur për një pjesë delikate të jetës së saj: fëmijërinë.

Vite më parë, Ilda dhe familja e saj emigruan drejt Greqisë ku dhe jetuan për tre vite, por kjo nuk zgjati shumë dhe arsyeja e kthimit ishte gjyshja:

“S’kam bërë asnjë vit shkollë andej. Një nga arsyet që u rikthyem në Shqipëri është nëna. Ishte ajo që thoshte fëmijët i dua këtu, ngaqë babi është fëmijë i vetëm”,

Më tej gazetarja është shprehur se ajo nuk e ka pasur dhe aq të lehtë emigrimin si fëmijë:

“Greqia dhe italia kanë pasur emigrantët më të vështirë. Ishte e vështirë të thoje në atë kohë që jam shqitpar“, ka rrëfyer moderatorja.

Pavarësisht kësaj, fëmijërinë e saj Ilda e cilëson shumë të bukur dhe të mbushur me dashuri, por ajo rrëfeu se ëndrra e parë e saj ka qenë të jetë një balerinë, gjë të cilën mesa duket e bëri realitet vëllai.

maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717