INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iku vapa, nga nesër vjeshtë dhe dimër bashkë

Iku vapa, nga nesër vjeshtë dhe dimër bashkë

Publikuar më: 13:40 21-10-2018

Një vjeshtë e pazakontë ka rezultuar kjo e këtij vit. Po nga mbrëmja e sotme dhe për gjatë gjithë javën e ardhëshme pritet të shfaqet vjeshta e vërtetë, madje në mes të javës do të na duket se erdhi e dimri, pasi temperaturat do të zbresin deri në 3 gradë. Sinoptikantë e Meteoalb lajmërojnë se nga nesër do të nisin reshjet e shiut. Ato priten të zgjasin për disa ditë me radhë dhe do të jenë prezente në të gjitha qarqet e vendit. Ndërsa në zonat më veriore në majat e maleve parashikohen dhe reshje dëbore. Dita e mërkurë dhe e enjte mendohen se do të jenë më të ftohtat e javës, pasi luhatja e temperaturave do të jetën rreth 10 gardë më pak se ato që kanë qënë ditët e fundit. Gjithësesi moti në këto kondita do të jetë vetëm këtë javë dhe më pas do të ketë një përmirësim. Sinoptikanët për stinën e vjeshtës dhe dimrit kanë parashikuar temperatura më të larta se normat me të paktën 5 gardë. Pra me pak fjalë do të kemi vjeshtë dhe dimër më të butë se vite më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373