INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iku në Itali me fëmijët e mitur dy vjet më parë. Shikoni çfarë bëri me fëmijët... E tmerrshme!

Iku në Itali me fëmijët e mitur dy vjet më parë. Shikoni çfarë bëri me fëmijët... E tmerrshme!

Publikuar më: 10:24 07-01-2018

Një grua nga Durrësi, largua në drejtim të shtetit Italian para dy vitesh bashkë me dy fëmijët e saj të mitur. Tani po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.

Pasi është zbuluar se ajo ka kaluar kufirin bashkë me fëmijët e saj të mitur, të cilët i ka lënë në Itali dhe më pas ata janë nisur për në Gjermani të vetëm. Kjo e fundit është kthyer në Shqipëri e tani po hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ka ndodhur në datë 3.9.2016.

Mediat italiane shpesh kanë raportuar për numrin e lartë të fëmijëve shqiptarë të mitur të cilët janë braktisur nga prindërit.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës:

Më datë 05.01.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.N, vjec 39, banues në Durrës, pasi më datë  03.09.2016, në PKK, Durrës, ka dalë për në Itali së bashku me fëmijët e saj të mitur G.N dhe A.N, vjeç 11 e 9, të cilit i ka braktisur e aktualisht ndodhen në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289