INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikjet nga Shqipëria s’kanë fund! Nëse dalin parashikimet e reja të Bankës Botërore do të shuhemi

Ikjet nga Shqipëria s’kanë fund! Nëse dalin parashikimet e reja të Bankës Botërore do të shuhemi

Publikuar më: 08:51 15-07-2019

Shqiptarët s’po gjejnë rehat në vendin e tyre. Një parashikim i Bankës Botërore është realisht alarmant pasi çdo 5 vjet priten të lënë vendin rreth 40 mijë shqiptarë dhe deri në vitin 2047 numrin total i të larguarve duke zbritur ata që kthehen do të arrijë në 280 mijë persona.

Me shtesën natyrore të popullsisë që po shkon drejt zeros dhe nivelin e lartë të emigracionit, Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi.
Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsie ishte 7.130 persona, niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndaj Shqipëria radhitet në vendet me potenciale të larta të emigrimit. Parashikimet e Bankës Botërore për tre dekadat në vijim u bënë në projeksionet e reja të saj të publikuara së fundi mbi ecurinë e popullsisë globale.
Aktualisht Shqipëria rezulton me nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit krahasuar me numrin e popullsisë.
Edhe projeksionet e publikuara pak ditë më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, treguan se në variantin më pesimist në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që në Shqipëri të jetojnë 1 milionë e 600 mijë banorë.

Article Logic
Execution time: 0.003483772277832