INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën drejtori i SHISH Visho Ajazi. Vjen...

Ikën drejtori i SHISH Visho Ajazi. Vjen...

Publikuar më: 12:55 30-10-2017

Për herë të parë në zyrën e Ilir Metës, Ei rama ëhstë drejtuar për të dorëzuar largimin dhe më pas propozimin e kreut të SHISH. Pasi Visho Ajazi i dorëzoi Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga detyra, kreu i ekzekutivit është drejtuar për në Presidencë jo vetëm me kërkesën e dorëheqjes së Visho Ajazit por dhe me propozimin për pasuesin e tij. nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e kryeministrisë thuhet se ky takim ka zgjatur gjysëm ore.
Njoftimi i kryeministrisë:
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0024378299713135