INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ik, ik”! Studentët e ngujuar përzënë deputetin demokrat

“Ik, ik”! Studentët e ngujuar përzënë deputetin demokrat

Publikuar më: 13:35 11-01-2019

Studentët e ekonomikut që janë ngujuar në auditorë, nuk duan pranë tyre eksponentë nga politika. Ata kanë dëbuar nga ambjentet e fakultetit deputetin demokrat Luçiano Boçi. 

Po vetë studentët shprehen se nuk kanë nevojë për mbështetjen e tij. "Ik, ik largohu", kanë brohoritur studentëve të cilët këmbëngulin për largimin e Boçit.
Ndërsa deputeti Boçi tha se ka shkuar aty në mbështjeje të studentëve dhe për të larguar policinë. "Do iki, do iki bashkë me policinë. Policia s' mund të rrijë këtu", shprehet Boçi.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922