INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Igli Tare jep intervistën për La Repubblica: “Juve shembulli që duhet të ndjekim, Inzagh-i po bëhet më i matur, Milinkoviç duhet të...”

Igli Tare jep intervistën për La Repubblica: “Juve shembulli që duhet të ndjekim, Inzagh-i po bëhet më i matur, Milinkoviç duhet të...”

Publikuar më: 12:16 11-10-2018

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, u intervistua nga La Repubblica për të folurr reth gjendjes aktuale tek Lazio, duke filluar me Milinkovic dhe Luis Alberto, duke lavdëruar Inzaghin dhe me një rikthim nostalgjik në kohën e futbollit gjerman.

Për Milinkoviç dhe Luis Alberto, dy emra të rëndësishëm të ekipit që kanë hasur probleme kohët e fundit, drejtori sportiv ka thënë se ata kanë nevojë për pak kohë për të rikuperuar gjendjen e tyre fizike mbas pushimeve dhe për të kuptuar se në Lazio askush nuk e ka vendin e sigurtë pa dhënë maksimumin e tij.

Tare vazhdoi më tej duke thënë se modeli i Lazios është Juventus, e cila jep 100% e saj edhe kur ndeshjen e rradhës e luan me lojtarët e pankinës. Ai tha se objektivi i Lazios është kampionati dhe me një sy nga Champions-i.

Për blerjen më të re, Correa, Tare tha se është një lojtar ëndërrrash dhe se ai së bashku me Immobile do jenë një dyshe që do e ngrejë lart lojën e skuadrës.

Në fund drejtori sportiv foli për Inzaghin: “Ai po bëhet gjithnjë e më i matur si një teknik dhe e di se në momentet negative mund të mbështet tek stafi i tij, skuadra dhe kompania.

Përsa i përket fansave Tare iu drejtua me fjalët: “E vlerësoj kurajon që ata i dhanë ekipit përpara ndeshjes me Fiorentinën. Ne duhet të bëjmë maksimumin, që fansat tonë ta rrisin numrin e pjesëmarrjes së tyre.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283