INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iggy Azalea bashkëpunon në albumin e ri me armiken më të urryer! [FOTO]

Iggy Azalea bashkëpunon në albumin e ri me armiken më të urryer! [FOTO]

Publikuar më: 14:41 04-07-2017

Askush, absolutisht askush nuk e priste këtë!

Dy reperet Iggy Azalea dhe Azelia Banks kanë hedhur pas krahëve gjithë problemet që kishin me njëra-tjetrën dhe kanë vendosur që të punojnë bashkë në albumin e ri të artistes australiane, “Digital Distortion”. Ishte pikërisht bjondja bukuroshe që bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Snapchat që do të bashkëpunojë me ish armiken e betuar. Diçka e tillë natyrisht i ka habitur të gjithë, aq sa Iggy është detyruar të reagojë në Twitter, duke thënë që nuk pret nga askush që ta kuptojnë një bashkëpunim të tillë. Megjithatë, duket se nevoja për të shitur albume ka dominuar mbi gjithçka, si zakonisht.

roar.jpg

iggyposts.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275