INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Identifikohet autori, ky është 23-vjeçari që shkaktoi 22 viktima në Manchester

Identifikohet autori, ky është 23-vjeçari që shkaktoi 22 viktima në Manchester

Publikuar më: 18:06 23-05-2017

22 persona të vdekur dhe mbi 50 të tjerë të plagosur!

Ky është bilanci tragjik i sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Manchester Arena, në Britaninë e Madhe, gjatë koncertit të Ariana Grande, sulm që tronditi Anglinë dhe të gjithë botën. Mësohet se sulmet në Mançester u kryen nga 23-vjeçari Salman Abedi. Nga informacionet paraprake, është bërë e ditur se autori i sulmit është me origjinë nga Libia.

Abedi përdori një bombë artizanale të cilën e mbante në çantën e shpinës dhe e shpërtheu në dalje të Arenës Manchester, ku mijëra njerëz ishim mbledhur për të ndjekur koncertin e Ariana Grande. Në vendngjarje u gjetën copëza metalike dhe gozhdë. Shteti Islamik mori përsipër sulmin dhe e quajti Abedi një ushtar të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121