INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Icardi komente negative ndaj Argjentinës, Di Maria: “Nuk më plas fare se çfarë ka thënë ai...”

Icardi komente negative ndaj Argjentinës, Di Maria: “Nuk më plas fare se çfarë ka thënë ai...”

Publikuar më: 19:08 04-12-2018

Ai është cilësuar si golashënuesi më i mirë i Serisë A për vitin 2018 dhe e ka ndihmuar ekipin e Inter, me golat e tij në momente vendimtare.

Kapiteni i Interit në deklaratën e tij tha se Argjentina nuk kishte një grup të konsoliduar dhe për këtë arsye ishte e pamundur vazhdim i kombëtares më tej.

Kjo nuk është përtypur nga shoku i kombëtares Angel Di Maria, i cili ka pasur një reagim mjaft të ashpër ndaj fjalëve të Icardit, duke folur edhe me tone ofenduese:
“Nuk më plas se çfarë ka thënë Icardi. Është e vështirë që t’i pëlqesh të gjithëve që në ditën e parë. Çdokush duhet të ketë mendimin e tij. Mendimi im nuk ndryshon. Kam qenë në 2010 me persona fantastike dhe spektakolarë. Në 2014 e njëjta gjë, me të mëdhenj e të vegjël.

Mauro erdhi një apo dy herë me Alejandro Sabellan dhe një apo dy herë me Sampaolin. Vështirë që të përshtatet që në ditën e parë apo të ndihet i dashur nga të gjithë. Ai ndoshta nuk u ndje pjesë e grupit, pasi i duhej kohë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003058910369873