INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ia mori borxh? Belinda na fal, por këtë fustan ia kemi parë Trejsi Sejdinit para! [FOTO]

Ia mori borxh? Belinda na fal, por këtë fustan ia kemi parë Trejsi Sejdinit para! [FOTO]

Publikuar më: 22:25 06-04-2019

Ermal Mamaqi tashmë në emision ka një velinë të re dhe ajo është modelja seksi Belinda Dragoti. Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen që në daljen e saj të parë me tiparet e saj dhe trupin në formë.

Edhe pse tani është më e famshme, Belinda nuk është një emër i panjohur për publikun pasi ka konkurruar në disa kompeticione bukurie ku në "Miss Universe Albania 2018" ishte një ndër finalistet. Mirëpo kurorën e më të bukurës shqiptare e rrëmbeu Trejsi Sejdini.

miss.jpg

Trejsi përfaqësoi Shqipërinë në Tajlandë në eventin e madh “Miss Universe”, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, nuk doli duarbosh pasi fitoi shumë fansa nga e gjithë bota dhe ishte ndër më të pëlqyerat në këtë kompeticion dhe kjo u pa fare mirë edhe në rrjetet sociale.

Me siguri të gjithë e pëlqyet Belindën teksa u fut në studion e emisionit e veshur me një fustan ngjyrë nudë, me flokë të gjata kaçurrela me një ecje tejet provokuese. Por mos ndoshta pyetët veten se ku mund ta keni parë këtë fustan?

Po, ja keni parë Trejsit teksa sfiloi në skenën gjigande të "Miss Universe 2018" në Tailandë, ku rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Është i njëjti fustan dhe vajzat duken shumë seksi, por se cilës i rri më bukur e vendosni ju!/intv.al/

trejs_belin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545