INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ia fshiu menjëherë komentin Feros në këtë FOTO, por ky i fundit nuk vepron njëjtë! Arbenita ka dy fjalë për të, shihni si ia kthen ai!

Ia fshiu menjëherë komentin Feros në këtë FOTO, por ky i fundit nuk vepron njëjtë! Arbenita ka dy fjalë për të, shihni si ia kthen ai!

Publikuar më: 22:33 11-03-2019

Fero dhe Arbenita Ismajli janë bërë një nga çiftet më të komentuara nga publiku.

Duket se ata kanë një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin dhe nuk hezitojnë ta shfaqin atë edhe nëpër komente të ndryshme në rrjetet sociale, ku ngacmohen shpesh.

Arbenita është shumë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale e fotot e saj tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Por diçka që na ka bërë përshtypje është se modelja seksi gjithmonë që poston foto me reperin e famshëm Fero, fshin të gjitha komentet ose të paktën bën 'turn off' komentet.

Madje herën e fundit që bëri këtë gjë, dashur pa dashur fshiu edhe komentin e të dashurit të saj. Ajo shkruante: "Natën ♥(zemër)!", ndërsa Fero i komentoi "e mirë", siç mund ta shihni në foton më poshtë siguruar nga intv.al

fero_arb1.jpg

Por Fero nuk vepron njëjtë në këto raste dhe nuk ngurron t'i kthejë përgjigje të dashurës së tij, si në foton e postuar së fundmi nga ai.

"Syt e miiiiiiir", i shkruan Arbenita, ndërsa Fero ia kthen me një zemër, emoji. Tashmë Arbenita ka fituar një popullaritet mjaft të madh nga kjo lidhje dhe fansat i pëlqejnë shumë si dyshe. Edhe komentet që ajo i lë në postimet e tij marrin shumë 'like' tani! Epo bashkimi bën fuqi dhe dyshja tashmë janë mjaft të suksesshëm./intv.al/

ae33b4e9-d6a1-439d-bd15-b8bacea8ff7b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537