INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tha të gjitha? Arbana zbulon kuptimin e DETAJIT që mban gjithnjë me vete dhe s’ka lidhje as me djalin as me të dashurin e përfolur! [FOTO]

I tha të gjitha? Arbana zbulon kuptimin e DETAJIT që mban gjithnjë me vete dhe s’ka lidhje as me djalin as me të dashurin e përfolur! [FOTO]

Publikuar më: 11:20 05-04-2019

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të njohura në vendin tonë dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Prej vitesh ajo ka drejtuar emisione të ndryshme dhe popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto nga përditshmëria por edhe nga profesioni. Ditën e sotme ka postuar për ndjekësit e saj një foto shumë të bukur ku shfaqet e veshur me një fustan me lule.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj ishte varësja që Arbana kishte vendosur në foton në fjalë që ka një inicial dhe një numër. Bëhet fjalë për inicialin e shkronjës J, që është emri i djalit të Arbanës Jon, i cili është 4 vjeç.

Përveç shkronjës J ajo mban edhe një numër 7 në varëse dhe fansat kanë filluar të pyetin njëri-tjetrin se çfarë kuptimi ka, por Arbana nuk hezitoi t’u kthejë përgjigje.

“Çfarë kuptimi ka ajo varësja me nr. 7? Apo është shkronja z?”, e pyesin në Instagram dhe Arbana ia kthen:

“Është datëlindja ime”.

dat.jpg

 

Megjithatë për të gjithë ju që nuk e dini, në datë 7 maj ka ditëlindjen jo vetëm Arbana por edhe partneri i saj i përfolur, regjisori Eduart Grishaj i cili në 7 majin e vitit 2018, Eduarti ka publikuar një foto me Arbanën dhe gazetarin Eraldo Rexho, me mbishkrimin: “7, 7, 7”.

ad.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0021779537200928