INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shkon në shtëpi t’i kryejë punime, pronari e plagos me mjet prerës

I shkon në shtëpi t’i kryejë punime, pronari e plagos me mjet prerës

Publikuar më: 10:36 14-09-2019

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me mjet prerës një 51-vjecar të cilin e kishte marrë për të kryer punime në shtëpinë e tij.

“Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, 44 vjecari ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A.

I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A” thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032289028167725