INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I propozuan shuma marramendëse për fotot e bebit, reagimi i Cardi B i ka habitur të gjithë

I propozuan shuma marramendëse për fotot e bebit, reagimi i Cardi B i ka habitur të gjithë

Publikuar më: 16:31 16-07-2018

Siç ndodh shpesh në Hollivud, pas ardhjes në jetë të ndonjë bebeje të famshëm të gjithë janë kuriozë ta shohin. Dhe siç sërish ndodh në Hollivud, prindërit e famshëm kanë privilegjin t’u ofrohen shuma marramendëse në këmbim të fotove. 


Po kështu ka ndodhur dhe me Cardi B, menjëherë revista, faqe internet e agjenci të ndryshme e kanë kontaktuar duke I ofruar shifra marramendëse, nga 100 mijë $ e sipër në këmbim të ekskluzivitetit të fotove të Kulture.

Por reperja dhe bashkëshorti i saj, Offset, kanë refuzuar çdo marrëveshje, të paktën për tani. Cardi dëshiron të ruajë privatësinë e vajzës deri në muajin e 5-të apo të 6-të. Për momentin ajo do ta ruajë kohën që shpenzon me vajzën e saj vetëm për vete.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248