INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I përjashtuari Noka nuk del nga salla, Ruçi shtyn sërish seancën

I përjashtuari Noka nuk del nga salla, Ruçi shtyn sërish seancën

Publikuar më: 17:47 12-10-2017

Ndonëse ishte vendosur që seanca parlamentare e kësaj të enjteje të niste orën 17:00,sërish ajo shtyhet për ditën e nesërme në orën 8 e 30 të mëngjesit.

Seanca e orës 17 ka nisur me debate, ku ndonëse deputeti Flamur Noka u përjashtua paraditen e sotme ai nuk pranoi të dalë nga salla.

Në kushte të tilla kreu i Kuvendit Ruçi e ndërpreu seancën duke njoftuar se do të vijojë ditën e nesërme rreth paradites.

Deputetët e PD pas marrjes së vendimit u ngritën nga karriget të revoltuar.

Në seancën që zgjati vetëm 5 minuta, Ruçi hodhi poshtë kërkesën e PD dhe LSI për të përjashtuar Ramën.

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902