INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I patë? Tayna dhe Dafina Zeqiri i bashkohen protestës për përdhunimin e 16-vjeçares nga mësuesi dhe polici [FOTO]

I patë? Tayna dhe Dafina Zeqiri i bashkohen protestës për përdhunimin e 16-vjeçares nga mësuesi dhe polici [FOTO]

Publikuar më: 17:00 08-02-2019

Artistët e Kosovës janë ndërgjegjësuar dhe kanë dalë në protestë kundër personave që përdorin pushetin për të abuzuar seksualisht me femrat e reja.

Pas deklaratës së Nora Istrefit e cila dënonte përdhunimin e të resë nga Drenasi nga pedagogu dhe polici, një tjetër këngëtare ka dalë në mbrojtje të të drejtave të grave.

Këngëtarja Dafina Zeqiri është bërë pjesë e protestës kundër abuzimit të vajzave dhe grave të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

“Bac edhe sa thirrje” shkruhet në pankartën që po e mban Dafina në duar.

Edhe Tayna ka vendosur t'i bashkangjitet qytetarëve të shumtë të mbledhur në Drenas, në protestën kundër mësuesit dhe policit të cilët akuzohen se aknë dhunuar të miturën.

Reperja me anë të disa postimeve në Instagram ka reaguar kundër rastit ndërsa edhe ka postuar pamje nga protesta.

Tayna kështu i është bashkangjitur këngëtares Dafina Zeqiri, e cila ishte ndër të famshmet më të zëshme në këtë rast.

dafina2_1549635746-6119388.jpg

taynaa_1549635698-5757316.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105