INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pasur? Gena tregon sa paguhet! Në ‘luftë’ për ofertat me partneren? [VIDEO]

I pasur? Gena tregon sa paguhet! Në ‘luftë’ për ofertat me partneren? [VIDEO]

Publikuar më: 19:10 30-06-2018

Këngëtari i famshëm korçar Gena ishte i ftuari i radhës në programin e fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. Bashkëpunimi i tij më i fundit është më këngëtarin kosovar Skivi, një nga shumë bashkëpunimet që Gena ka realizuar. Ermali e pyeti se përse ai zgjidhet nga shumë artistë për bashkëpunime dhe nëse është e vërtëtë ajo që thuhet se ai a është shumë fitimprurës?

‘Nuk është puna tek lekët. Nuk është ky problemi. Në tregun tonë kush më i suksesshmi, ndaj tij ‘turren’ të gjithë, sepse ai është më IN’.

Nga videoklipet, tek koncertet apo gëzimet familjare, a është Gena shumë i kushtueshëm? Vendos ai për koncertet apo ndërhyn edhe partnerja e tij, Lorena? Me shumë humor ai i tregon Ermalit:

‘Në të gjitha, unë paguhem shumë mirë. Çmimi? Janë ca zero (qesh). Unë dhe Lorena jemi gjithmonë në luftë (qesh). Ajo i ngre gjithmonë çmimet’.

Çfarë ndodh në çift me menaxhimin e parave? Sa i dëgjon sugjerimet e partneres? Këto e të tjera zbulojini pas minutës së 17-të të ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943