INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti i pazakontë po shkrumbon Australinë

I nxehti i pazakontë po shkrumbon Australinë

Publikuar më: 15:31 26-11-2018

Dhjetra vatra zjarri janë përhapur në Australi. Qindra australianë janë evakuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që po përpijnë zonat e banuara. 

Rreth 20 vatra zjarri po e djegin shtetin, pas një vale të nxehtë, thanë Shërbimet e Zjarrit dhe të Emergjencave.
Zjarri më serioz është ai në 450 km në veri të Brisbanit, ka shkatërruar të paktën dy shtëpi dhe ka dëmtuar 4 të tjera.
Këto zjarre janë përshkruar si shumë të pazakonshmë në këtë periudhë të vitit.
Zjarri më i madh është rreth 50 km i gjatë dhe ka djegur rreth 11 ha në Parkun kombëtar të Deepwater.
Ai filloi të shtunën dhe nuk po shuhet dot. E po vlerësohet si një kërcënim në ditët e ardhshme

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227