INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ngacmuan të dashurën, ja cilët janë të rinjtë që u përleshën me thikë tek presidenca

I ngacmuan të dashurën, ja cilët janë të rinjtë që u përleshën me thikë tek presidenca

Publikuar më: 13:14 08-05-2018

Tre persona janë plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në mesditë përballë Presidencës në Tiranë.

Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe thika

Nga të dhënat paraprake mësohet se sherri ka nisur pas ngacmimit  të dashurës së një prej të rinjve.

Kjo ka nxehur gjakrat mes dy grupeve, duke bërë që të rinjtë të konfrontohen fizikisht.

Po ashtu në një njoftim për mediat policia bën me dije edhe se cilët ishin personat e përfshirë në përleshje: 18 vjeçari me inicialet J.Ll, F.LL 18 vjec, 19vjeçari K.D dhe k.M 19 vjec. Të gjithë të rinjtë mësohet se ishin studentë.

Të rinjtë e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes.

2.jpeg

1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249