INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndalohet hyrja në SHBA, Tom Doshi lëshon këtë deklaratë

I ndalohet hyrja në SHBA, Tom Doshi lëshon këtë deklaratë

Publikuar më: 11:25 17-04-2018

Tom Doshi është zyrtari i dytë i cili është shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës non grada, ndërsa një ditë pas publikimit të këtij lajm deputeti i Shkodrës është shfaqur i qetë. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje Tom Doshi ka reaguar me indiferentizëm ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën normalisht dhe ka shkuar në Kuvend si ligjvënës për të ndjekur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar. Por nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve.
Doshi është pyetur nga gazetarët nëse është një zyrtar i korruptuar dhe ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.
Tom Doshi:
“Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”.
Pas ish kryeprokurorit Adriatik Lllalla, deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Amerikë, si person i korruptuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117