INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbani mend telefonat? Bëhen 35 vite nga telefonata e parë mobile

I mbani mend telefonat? Bëhen 35 vite nga telefonata e parë mobile

Publikuar më: 12:04 16-10-2018

Aktualisht në botë ka mbi pesë miliardë përdorues të një telefoni mobile dhe na duket sikur kemi një përjetësi që i përdorim. Në të vërtetë infrastruktura që vë në funksion telefonët tanë ka filluar vetëm 35 vjet përpara kur AmeriTech, sot pjesë e gjigantit amerikan të telekomunikacionit AT&T. Rrjeti i quajtur Advanced Mobile Phone System hyri online më 13 tetor të vitit 1983 në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një vit më pas operatori Britanik Vodafone kreu telefonatën e parë, ndërsa operatori izraelit Pelephone bëri të njëjtën gjë në vitin 1986. Teknologjitë e reja si LTE, apo 4G, mund të përballojnë sasi të mëdha të dhënash dhe në vitin 2019 pritet të jetë viti i lançimit të rrjeteve të para 5G.

Article Logic
Execution time: 0.0028910636901855