INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kërkuari qëllon mbi policinë, panik tek turistët në Radhimë

I kërkuari qëllon mbi policinë, panik tek turistët në Radhimë

Publikuar më: 18:46 19-07-2018

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërmorrën një aksion për arrestimin e shtetasit Jorgaq Gjini, për të cilin kishin informacion se strehohej në një prej hoteleve të zonës turistike Radhimë. Ai ishte person në kërkim dhe kishte marrë me qera një banesë.
Kur ka pikasur prezencën e forcave të rendit, i kërkuari ka qëlluar me armë kundër forcave të rendit. Sipas raportimeve nuk ka pasur të lënduar, por në zonën e populluar me turistë kryesisht polakë, është shkaktuar panik. Pushuesit në hotelin afër ku kanë ndodhur të shtënat me armë, pohojnë se personi i kërkuar ka qëlluar disa krerë kallashnikovi sapo ka parë policinë. Kjo e fundit vijon të mbajë të rrethuar zonën, në një perimetër të gjerë të saj, deri në arrestimin e Gjinit.

Policia e Vlorës, ka dhënë detajet e para zyrtare, për ngjarjen e sotme në Radhimë, ku pati një shkëmbim zjarri, dhe një i kërkuari i plagosur, u arrestua.

Njoftimi i Policisë

Sot në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Kundërshtim i punonjësve të policisë'', dhe ''Armëmbajtje pa leje''.

Vijon puna nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga radhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

rradhime-te-shtena.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936