INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I keni vënë re? Mashkulli i dashuruar bën këto sjellje!

I keni vënë re? Mashkulli i dashuruar bën këto sjellje!

Publikuar më: 21:18 21-08-2019

Por kur ne nuk shohim shenja të tilla të dashurisë, ne zhgënjehemi dhe ndihemi sikur partneri jonë nuk na dashuron. A është kjo e vërtet? Apo thjeshtë meshkujt e shprehin dashurinë në mënyrë tjetër?

Epo, nëse partneri juaj nuk jua shprehë haptas dashurinë por i bën veprimet e mëposhtme, atëherë s’keni nevojë të frikësoheni!

Ai më shumë ju dëgjon sesa flet

Shumica e meshkujve nuk refuzojnë të flasin për veten dhe arritjet e tyre. Por kjo nuk është mënyra se si funksionon një mashkull i dashuruar. Mashkulli i dashuruar ju dëgjon me vëmendje dhe ju bën pyetje sepse dashuria e vërtetë nënkupton interesim dhe komunikim.

Shqetësohet për miqtë dhe familjen tuaj

Një mashkull i dashuruar gjen vend në zemrën e tij edhe për familjen dhe shoqërinë tuaj. Ai mund të mos i dojë ata, mundet edhe të mos i respektojë në disa raste, por asnjëherë nuk ju ndalon të komunikoni me ta.

Është krenar për sukseset tua dhe u tregon të gjithëve

Shumicës së meshkujve iu vjen inat kur femrat e tyre arrijnë më shumë sukses sesa ata në ndonjë sferë të caktuar. Por një mashkull i dashuruar e shijon suksesin tuaj sikur të ishte i veti, prandaj edhe është i lumtur për ju.

Jeni prioriteti i tij

Një mashkull i dashuruar gjithmonë gjen kohë për ju, dhe rrjedhimisht gjithmonë do të mbetni prioriteti i tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506