INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hapet rruga zbatimit të ligjit të Vettingut

I hapet rruga zbatimit të ligjit të Vettingut

Publikuar më: 13:23 18-01-2017

Disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Partinë Demokratike për ligjin e Vetingut, kushtetuesja ka zbardhur vendimin e 22 dhjetorit. Në vendimin e zbardhur përfshihen edhe mendimet e dy gjyqtarëve, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeraj që votuan pro kërkesës së PD-së. Sipas vendimit pretendimi se ligji cënon parimin e ndarjes së pushteteve është i pabazuar. PD nuk ka argumentuar se deri në çfarë mase preken të drejtat kushtetuese. Ligji i Vetting-ut nis nga zbatimi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare vendimi i zbardhur i Kushtetueses. Ndërkohë, në Tiranë do të mbërrijë misioni ndërkombëtar i monitorimit, i përbërë nga gjyqtarë të huaj me përvoje mbi 15-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0031991004943848