INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ftohti 'pushton' vendin. Mjegull dhe temperatura nën zero

I ftohti 'pushton' vendin. Mjegull dhe temperatura nën zero

Publikuar më: 10:25 21-12-2017

Temperatura shumë gradë nën zero e mjegull në mbarë vendin. I ftohti ka “pushtuar” të gjithë territorin. Sipas meteorologëve vendi do të ketë kthjellime e temperatura të ulëta në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar orët e paradites kur në Jug dhe zonat Lindore do të ketë mjegull dhe vranësira kalimtare.

Pasditja dhe orët vijuese deri mëngjesin e së premtes, mbeten nën pushtetin e motit kryesisht të kthjellët por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi në rang vendi ngjitet në 11 – 12°C.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928