INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I faltë Zoti emigrantët/ 1 në 4 familje në Shqipëri ushqehen me të ardhurat që dërgojnë ata

I faltë Zoti emigrantët/ 1 në 4 familje në Shqipëri ushqehen me të ardhurat që dërgojnë ata

Publikuar më: 13:32 11-09-2019

Në një vend me ekonomi të dobët si Shqipëria emigrantët janë një ndihmesë e madhe për shumë familje. Falë parave që ata ju dërgojnë ushqehen me mijëra persona. Këtë vit sipas Bankës së Shqipërisë, në 3-mujorin e dytë të vitit vlera e remitancave arriti në 186 milionë euro. Është shënuar një rritje me 4 milionë euro krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa në 6 muajt e parë të vitit vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro ose 5 milionë euro më shumë në raport të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Studimi i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me atë Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë në arsimim, shëndetësi, investime, por dhe në uljen e varfërisë. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave të familjeve marrëse, kjo tregon se rreth një e katërta e familjeve në Shqipëri varen nga paratë e emigrantëve.
Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas edhe investimet e huaja direkte.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.003371000289917
    array(1) { ["section"]=> string(95) "i-falet-zoti-emigrantet-1-ne-4-familje-ne-shqiperi-mbahet-nga-te-ardhurat-qe-dergojne-at-102032" }