INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I erdhi mesazhi se do t'i publikonin fotot NUDO, aktorja i habit të gjithë duke i publikuar vetë e para

I erdhi mesazhi se do t'i publikonin fotot NUDO, aktorja i habit të gjithë duke i publikuar vetë e para

Publikuar më: 20:53 18-06-2019

Një haker ka kërcënuar aktoren Bella Thorne, se do t’i publikonte disa foto të saj personale.

Por Bella vendosi të mos binte pre e shantazhit dhe i publikoi vetë fotot topless.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Twitter fotot e mesazheve, ku shantazhuesi i kërkon para në këmbim të mos publikimit të fotove.

“Jam kërcënuar me fotot e mia nudo. Ndihem e brishtë. Ndihem sikur dikush mori diçka prej meje, që unë dëshiroja t’i shikonte vetëm një person i veçantë”, – tha aktorja.

Ndërsa më pas shtoi: “Për një kohë të gjatë e lashë të përfitonte nga unë vazhdimisht. Dhe vendosa ti publikoj, sepse nuk dua që të marrësh asgjë tjetër nga unë. Tani mund të fle e qetë, duke ditur se mora fuqinë time mbrapsht.”

Thorne përfundoi mesazhin e paralajmërimin për hakerin duke thënë: “FBI do jetë në shtëpinë tënde.”

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709