INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit? Këto janë karakteristikat që të tjerët pëlqejnë te ju sipas shenjës së HOROSKOPIT!

I dinit? Këto janë karakteristikat që të tjerët pëlqejnë te ju sipas shenjës së HOROSKOPIT!

Publikuar më: 22:48 12-06-2018

Sigurisht që çdo njeri është i ndryshëm dhe jo çdo tipar zodiak mund të jetë i njëjtë me të tjerët e shenjës tuaj, megjithatë në disa tipare do ta gjeni veten.

Sipas horoskopit dhe astrologes Valerie Mesa këto tipare janë ato që i tërheqin të tjerët drejt energjisë dhe karakterit tuaj.

1.Dashi

Tiparet e tyre karakteristike janë: Gatishmëria dhe ambicia

I udhëhequr nga Marsi i zjarrtë, Dashi shfaq forcë, besim dhe seriozitet. Kjo shenjë e zjarrit është e guximshme dhe jashtëzakonisht e gatshme dhe për këto veçori adhurohen nga miqtë dhe familjarët. Ata duken si makineri të pandalshme.

2.Demi

Tiparet e tyre karakteristike janë: Durimi dhe ndjeshmëria

Kjo shenjë e tokës është e ndershme, e besueshme dhe gjithmonë kërkon të kënaqet nga jeta.

Një person i tillë është gjithmonë argëtues.

3.Binjakët

Tiparet e tyre karakteristike janë: Truri dhe zgjuarsia

Të çmendur dhe intelektualë, të lindurit nën shenjën e Binjakëve bashkëbiseduesë dhe rrëfimtarë të lindur. Nuk ka asgjë që një Binjak nuk mund të bëjë dhe bota mund vfetëm të admirojë personalitetin e tyre prej kameleoni. Binjakët janë të paqëndrueshëm dhe nga momenti në moment ata mund të ndryshojnë personalitet.

4.Gaforrja

Tiparet e tyre karakteristike janë: Memoria e jashtëzakonshme dhe ndjeshmëria e fortë.

Gaforrja është padyshim shenja më e ndjeshme në zodiak. Nostalgjikë dhe tepër të hapur, ata që lindin nën shenjën e Gaforres lindin me një shqisë emocionale të gjashtë, ç’ka i bën tepër të dashur për ata që i rrethojnë.

Natyra e tyre empatike nuk krahasohet me asnjë tjetër. Sigurohuni që të mos i lëndoni kurrë ato ose të dashurit e tyre. Kjo shenjë e ujit fal, por nuk harron kurrë.

5.Luani

Tiparet e tyre karakteristike janë: Karizma dhe humori

Kjo shenjë e zjarrit është artistike, karizmatike dhe e mbushur me jetë. Ata i gjen gjithmonë në një festë dhe ndjenja e tyre humoristike është e paparë. Si mund të mos i duash.

6.Virgjëresha

Tiparet e tyre karakteristike janë: Detajistë dhe kamuflues të mire

Virgjereshat janë të qetë dhe të mbledhur, edhe nëse janë duke bërë punën më të vështirë në botë. E vërteta është se misioni i kësaj shenje tokësore është të bëjë atë që është e drejtë ose mos ta bëjë fare, ndaj dhe vlerëso0hen nga të gjithë.

7.Peshorja

Tiparet e tyre karakteristike janë: Bukuria dhe diplomacia

Peshoret janë fëmijët e Afërditës dhe ashtu si Demi, janë thjesht të lezetshëm. Ata mund të bëjnë biseda shoqërore kurioze dhe simpatike.

Delikate dhe harmonike, kjo shenjë ajrore do t’ju joshë më shpejt se sa mendoni.

8.Akrepi

Tiparet e tyre karakteristike janë: Seksualisht tërheqës dhe me aftësi të larta psikike

Akrepët kanë fuqinë për të frikësuar dhe trembur këdo me vetëm një vështrim.

Ata janë psikologë të fshehtë që futen në thellësitë e psikikës tuaj në sekonda. Disa i kanë frikë këto tipare, ndërsa të tjerëve u duken të adhurueshme.

9.Shigjetari

Tiparet e tyre karakteristike janë: Filozofia dhe optimizmi

Optimizmi i tejdukshëm i Shigjetarit është aq i vërtetë sa është ngjitës. Kanë një ngjashmëri me shenjën e Luanit, janë të gjallë dhe plot jetë. Bota dhe inteligjenca e Shigjetari e bën të njihet si filozofi i zodiakut.

Ata janë të parët që ju telefononi kur planifikoni një udhëtim sporadik ose vendosni të hidheni me parashutë.

10.Bricjapi

Tiparet e tyre karakteristike janë: Suksesi dhe mençuria e fuqishme

Ata luajnë për të fituar ashtu si Dashi, veçse ata nuk janë aq impulsivë. I mençur dhe i vendosur, ambicia e Bricjapit nuk është si çdo gjë që ju keni parë ndonjëherë, zgjedhjet e tyre janë investime dhe rutina e tyre është e rreptë, sipas botasot. Ata janë trajnerët personalë të gjithë jetës së tyre dhe nuk ka ditë pushimi për ta.

Kjo vendosmëri është për t’u admiruar.

11.Ujori

Tiparet e tyre karakteristike janë: Fryma humanitare dhe mentaliteti unik

Ujori është në një nivel krejtësisht ndryshe, si mendërisht ashtu edhe intelektualisht. Shpirtrat e tyre humanitarë dhe aftësia e lindur për të menduar kolektivisht janë me të vërtetë unike, ata janë tërheqës, shkencëtarë dhe mendimtarë të lire.

Kjo i bën ata të shkëlqyeshëm për biseda, pasi gjithçka që ata thonë është misterioze dhe intriguese.

12.Peshqit

Tipari i tyre karakteristik është: Imagjinata e shkëlqyeshme

Peshqit janë artistët e zodiakut. Mendjet e tyre janë bërë nga ëndrra e déjà vu dhe tregimet mistike të gjumit. Ata janë vizionarë të shkëlqyeshëm dhe shumë më të zgjuar se sa duket. Nuk duhet të mashtroheni nga qëndrimi i tyre ëndërrimtar dhe konfuz, ata janë thjesht duke ecur nëpër fusha të ndryshme shpirtërore. Kjo disave mund t’u duket tepër tërheqëse.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656