INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dhanë vetëm disa ditë jetë, por ajo ja del. Artiola rikthehet pas 8 vitesh me një mision [FOTO]

I dhanë vetëm disa ditë jetë, por ajo ja del. Artiola rikthehet pas 8 vitesh me një mision [FOTO]

Publikuar më: 11:26 10-08-2018

Pas 8 viteve, Artiola Koxherri rikthehet në spitalin Kärnten të Austrisë për të realizuar praktikën e saj pranë fëmijëve me kancer.

"Kjo është shtëpia ime e dytë, sepse këtu rilinda për të dytën herë" rrëfen Artiola 21-vjeçare, kur takohet me drejtuesin e spitalit.

Në moshën 13-vjeçare Artiola u diagnostikua me leukemi limfatike, mjekët shqiptarë i dhënë vetëm disa ditë jetë.

 

ABEFFF2C-FDEE-46FD-BEF4-62BC27838D02_1460466303783511.jpg

Por fal Robert Rogner, Artiolës ju dha një shans.

Biznesmeni kur mësoi se vajza e një prej punëtorëve të tij të hotelit, po luftonte me jetën, vendosi ta ndihmonte.

Ai siguroi menjëherë vizën dhe takimet në spitalin e Austrisë, dhe fal 2 viteve trajtim intensiv, 21-vjeçaria ia doli ta mundte sëmundjen.

AAC1A1F7-62E4-49C5-973F-2C291C1E6945_1460466303467880.jpg

 

Artiola Koxherri shprehet se kur rikthehet pas në kohë dhe mendon për ato ditë rikujton mendimet që ajo ka pas.

"Pyesja shpesh veten pse mua, ishte kaq e tmerrshme. Por njerëzit këtu ishin kaq të dashur, sa në fund ata u bënë familja ime e madhe. Ka kaq shumë njerëz që duhet ti falënderoj dhe nuk do lodhem asnjëherë duke i falënderuar" shprehet Koxherri.

"Pas vështirësive që kalova kuptova që duhet të studiojë për mjekësi.

Në Shqipëri shërbimi mjekësor nuk është i avancuar sa këtu në Austri, dhe unë dua të studiojë për mjekësi që t'iu vij në ndihmë fëmijëve të sëmurë, t'iu jap një shans të dytë siç mu dha dhe mua" tregon 21-vjeçarja.

9D1ACF7C-34E4-4323-ACB0-F790065564E8_1460466301783563.jpg

Ndërkohë ajo pas 8 viteve ja ka dal të studioj për mjekësi, fal disa financueseve ajo studion në një shkollë prestigjioze dhe tashmë po realizon praktikat profesionale në spitalin kur ju dha një shans i dytë, përkrah mjekëve që disa vit më parë e risollën në jetë.

 Përshtati INTv.al

Article Logic
Execution time: 0.0031430721282959