INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuar për vrasje, njihuni me shqiptarin që përdor 13 emra për të qenë i 'lirë' në Britani

I dënuar për vrasje, njihuni me shqiptarin që përdor 13 emra për të qenë i 'lirë' në Britani

Publikuar më: 13:32 08-10-2018

Një tjetër shqiptar, sërish po bën xhiron e medieve të huaja. Ai është Hektor Mahmutaj, i cili është dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për një vrasje. Mahmutaj ndodhet i lirë në Britani. 
Sipas Daily Mail Mahmutaj është dënuar në Shqipëri për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në korrik të '97, ndërsa më pas u largua drejt Anglisë duke i shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Ai ka 20 vite që jeton në Britani, duke përdorur 13 identitete të ndryshme, si mënyrë kamuflimi për t’i shpëtuar gjurmimit të policisë. Mahmutaj u arrestua në një urdhër të Interpolit në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua.
Mahmutaj u dënua më pas dhe u burgos për dy vjet e gjysmë për mbajte të armëve të zjarrit në Britani të Madhe, por një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria u mohua akuza.

Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe nëse do të rikthehej, atij nuk i garantohej një proces i ri gjyqësor.

Policia shqiptare lëshoi sërish një tjetër urdhër arrest për të 10 vjet më vonë, pas ndryshimit të ligjeve sa i përket rigjykimit. Mahmutaj u arrestua sërish në janar dhe tashmë do të përballet me rigjykimin nëse ekstradohet.

Hektor Mahmutaj tha se ekstradimi do të ishte i padrejtë pasi ai kurrë nuk u arrestua për veprën penale qe akuzohet. Ai gjithashtu ka ngritur pretendime se ekstradimi i tij në atdhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut.
Shqiprari deklaroi se nuk ka lidhje me vrasjen, pasi sipas tij është arratisur nga frika e një hakmarrje nga vrasëri i vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168