INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dashuri iu arrestua me drogë, Viola Spiro: Marr lekë borxh për...

I dashuri iu arrestua me drogë, Viola Spiro: Marr lekë borxh për...

Publikuar më: 22:25 12-03-2018

I ka jeta këto vështirësi!

Moderatorja Viola Spiro u shndërrua në një ndër emrat më të lakuara në media disa kohë më parë, teksa i dashuri i saj Valentin Selaj u arrestua Itali, për drogë.
Viola u mundua të largohet nga vëmendja mediatike, duke u marrë vetëm me profesionin e saj si moderatore sportive, por së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Lart e poshtë” ku ka folur për shopping-un dhe blerjet e saj të shtrenjta. Ajo ka treguar se nuk është e fiksuar pas veshjeve të shtrenjta, por një herë i ka marrë borxh motrës së saj për një çantë pasi nuk i kishte dalë rroga.

“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy, por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blejë kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës sime për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë, kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh Viola gjatë intervistës.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165