INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dashuri i shoqes ju ngacmon? Ja se si përballeni me situatën e sikletshme!

I dashuri i shoqes ju ngacmon? Ja se si përballeni me situatën e sikletshme!

Publikuar më: 16:05 12-07-2018

Nëse shoqja juaj është në një marrëdhënie me dikë që jeton të njëjtin qytet me ju, ndoshta ju ndodh shpesh të dilni me ta për të parë filma në kinema, një darkë apo të shkuarit në koncerte.

Nëse doni të mbështetni marrëdhënien e shoqes tuaj, ju doni të siguroheni që të tregoheni sociale dhe me partnerin e saj. Por çfarë ndodh nëse ai kalon disa limite? Nëse partneri i shoqes tuaj ju ngacmon, me shumë mundësi nuk dini se si të reagoni, pasi nuk doni as të lëndoni ndjenjat e shoqes tuaj.

Nëse ndodh një herë, mos i jepni shumë rëndësi. Mbase ai po përpiqet të tregohet i afërt me ju dhe po përpiqt të bëjë një përshtypje të mirë.

Në qoftë se ai ju ngacmon sërish, atëherë është ndoshta koha që ju të flisni me të. Mund të bëni një bisedë të dy duke caktuar limitet dhe duke vënë theksin në gjërat që ju vënë në siklet.

Nëse partneri i shoqes vazhdon t’ju ngacmojë dhe ju i keni harxhuar të gjitha opsionet e tjera, është ndoshta koha për t'i thënë diçka shoqes tuaj.

Përpiquni të tregoheni ekujdesshme, flisni me fakte dhe trgojini asaj fjalët që partneri i saj ka pëtrdorur ndaj jush apo veprimet që ju kanë bërë të ndiheni në siklet.

Pasi ta keni bërë këtë, çdo gjë mbetet në duart e tyre për ta zgjidhur.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328