INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I “çmendi” të gjithë me fotot TOPLESS, por Roza Lati i paska kaluar pushimet me të dashurin? Flet për herë të parë moderatorja [FOTO]

I “çmendi” të gjithë me fotot TOPLESS, por Roza Lati i paska kaluar pushimet me të dashurin? Flet për herë të parë moderatorja [FOTO]

Publikuar më: 18:20 11-09-2018

Ajo është gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe nuk ka as kompleksin më të vogël të thotë të vërtetën edhe nëse bëhet fjalë për çështje delikate. Roza Lati është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto të ndryshme e provokuese për ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka realizuar një set fotografik ku shfaqet shumë seksi topless dhe ky set u komentua shumë në rrjetet sociale. Mirëpo ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur në mënyrë indirekte për partnerin e saj.

E pyetur nga Rudina se nëse i kaloi pushimet “single” apo e shoqëruar, Roza ka zbuluar se ka bërë pushime si e lidhur, po ashtu edhe vetëm.

“Ç’është kjo pyetje motër? Kam kaluar pushime si ‘single’ dhe si e shoqëruar, por pushimet më të bukura janë kur kalohen me shoqet. Madje kalohen edhe mërzitjet që mund të kesh kaluar pak më parë”, tha Roza.

riza.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498