INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bie pianos mbi Himalaje për 90 minuta, pastaj humb ndjenjat [VIDEO]

I bie pianos mbi Himalaje për 90 minuta, pastaj humb ndjenjat [VIDEO]

Publikuar më: 10:55 07-01-2019

Muzika të shëron shpirtin, por Evelina De Lain – një pianiste 41 vjeçare në Londër e ka çuar artin e saj në Librin e Rekordeve të Guinness për koncertin “më të lartë” në botë. Ajo ka luajtur piano në lartësitë e Himalajeve në pesë mijë metra mbi nivelin e detit.

Performanca, e cila është pasuruar me veprat e saj, zgjati 90 minuta dhe u bë e mundur falë ndërhyrjes së një ekipi njerëzish që ndihmuan të transportojnë instrumentin në Himalaje, Indi. Koncerti mblodhi fonde për një organizatë bamirëse që merret me pacientët e fibrozës cistike, ndërsa pianoja i është dhuruar një shkolle lokale.

“Disa vjet më parë nuk e kisha menduar që të rikthehesha për të luajtur piano, as të interpretoj në koncertin më të lartë të muzikës klasike”, tha artistja angleze në media. Evelina, në fakt, përjetoi moment me të vështira pas 14 vitesh, ajo humbi aftësinë për të lëvizur gishtat e saj për shkak të lëndimeve të përsëritura të tendosjes.

Pas kryerjes së një kursi intensive terapie, ajo arriti të rimarrë përdorimin e gjymtyrëve. “Duke luajtur në një lartësi të tillë ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë, por unë nuk jam ajo që shmang sfidat. I ftohti ishte i pabesueshme, por era ishte më problematike. Pavarësisht sfidave, për mua ishte një nder që të luaja mbi re”, shtoi ajo.

Me origjinë nga Ukraina, De Lain ka mësuar të vlerësojë muzikën klasike falë mësimeve të nënës së saj dhe e bleu pianon për të kapërcyer vajtimin pas vdekjes së saj në vitin 2017. Pas përfundimit të koncertin, muzikantes i bie të fikët në aeroport.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561