INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bëri postime dashurie bashkëshortit, Aulona Musta ''pendohet'': Ishte gënjeshtër, nuk është dashuria ime e madhe [FOTO]

I bëri postime dashurie bashkëshortit, Aulona Musta ''pendohet'': Ishte gënjeshtër, nuk është dashuria ime e madhe [FOTO]

Publikuar më: 07:57 06-07-2018

E njohur për natyrën e saj pa komplekse, Aulona ndan shumë nga aktiviteti i saj i përditshëm me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Së fundmi moderatorja bëri shumë postime dhe foto me bashkëshortin e saj, foto që i përkisnin disa viteve më parë, por që Aulona me shumë qejf i ndau me ndjekësit e saj.

Së fundmi moderatorja postoi një status në të gjatë në Instagram, ajo u shpreh se çdo gjë që kishte thënë dhe postuar dje me bashkëshortin ishin një gënjeshtër.

“E di që do t’ju zhgënjej dhe mbase shumë prej jush do largoheni nga unë, por ato që bëra dje për bashkëshortin tim ishin të gjitha një gënjeshtër. Sytë e mi nuk do të mund ta shohin dot kurrë atë ashtu siç shohin atë me të cilin do t’ju prezantoj tani. Duart e mia nuk do ta ndjejnë asnjëherë drithërimin e vërtetë me të, jo ashtu siç e ndjejnë me atë tjerin”- shkruan ndër të tjera Aulona.

E teksa të gjithë menduan se moderatorja e kishte seriozisht këtë status, mjafton të shikoje foton tjetër që pasonte për të kuptuar se gjithçka ishte vetëm një shaka.

Moderatorja me anë të një postimi dhe disa fotove të tjera me bashkëshortin thotë se fjalët e mësipërme ia dedikonte ushqimit, dhe askujt tjetër në veçanti.

gggg.PNGmmmm.PNGjjjjjj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031628608703613