INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hysaj: Fitorja është meritë e tifozëve dhe e gjithë skuadrës

Hysaj: Fitorja është meritë e tifozëve dhe e gjithë skuadrës

Publikuar më: 23:53 19-06-2016

Është një ndër talentët më të mirë në Europë, e kërkojnë gjithë klubet e mëdha, Napoli kërkon ti trefishojë rrogën që ta mbajë në ekip, ne jemi me fat që e kemi. Elseid Hysaj është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtare dhe shumë profesioninst madje, duke ia atribuar këtë fitore historike gjithë grupit të lojtarëve. Në deklaratën për shtyp pas ndeshjes, Hysaj është shprehur tejet i lumtur pas fitores ndaj Rumanisë

 “Të fitosh një ndeshje këtu është më emocionuese se gjithçka tjetër.Besoj se kemi fituar për shkak se jemi një grup fantastik dhe kemi merituar këto pikë. Ishim më të qetë se ndeshjet e kaluar dhe kontrolluam më mirë ndeshjen. Ndaj Zvicrës kemi humbur sepse ishim tejet të emocionuar, ndaj Francës ishim pa fat pasi bëmë paraqitje fantastike. Sot treguam se kemi ekip të mirë dhe se mund të fitojmë edhe ne”, shtoi mbrojtësi i Kombëtares. Besoj që çdo ndeshje që do të bëjmë, do të jemi edhe më të mirë. Meritë për këtë fitore kanë tifozët dhe e gjithë skuadra.”

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215