INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hyri në fushë me pistoletë në brez pas anulimit të golit, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut

Hyri në fushë me pistoletë në brez pas anulimit të golit, vjen reagimi i parë i presidentit të PAOK-ut

Publikuar më: 15:11 13-03-2018

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur para dy ditësh në futbollin grek, Presidenti i PAOK-ut Ivan Savidis, i shokoi të gjithë me gjestin e tij në ndeshjen kundër AEK-ut, teksa u fut në fushë i armatosur duke kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes, për golin e anuluar.

Policia greke menjëherë pas këtij veprimi mori vendimin për të pezulluar kampionatin, ndërkohë që ky lajm bëri xhiron e Internetit.

9542060-3x2-700x467.jpg

Ditën e sotme ka reaguar për herë të para presidenti i PAOK, i cili ka kërkuar falje publike nëpërmjet deklaratës së mëposhtme:

Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm.

Përsëri kërkoj falje! Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis

Presidenti-i-Paokut-470x314.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0016601085662842