INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi të dy prindërit, 26-vjeçarja nuk e përballon dot dhimbjen. Vdes nga një atak në zemër

Humbi të dy prindërit, 26-vjeçarja nuk e përballon dot dhimbjen. Vdes nga një atak në zemër

Publikuar më: 16:24 15-06-2018

Alice Signorini, 26 vjeç, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Legnago, një zonë e Veronës në Itali . Ajo çka shkaktoi vdekjen e vajzës ishte një atak në zemër ndërsa ishte në gjumë. Sulmi në zemër u shkaktua nga një dhimbje e madhe, e pafund që Alice kishte ndjerë kohët e fundit. Në fakt, familja e saj ishte goditur nga dy drama, largimi i prindërve të vajzës së re, për shkak të sëmundjes. Për rreth dy vjet, Alice kishte humbur të dy prindërit e saj. Babai i 26-vjeçares vdiq në vitin 2015 pas një beteje të gjatë me një sëmundje të keqe. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo i dha lamtumirën e fundit edhe nënës. Një zi e dyfishtë që, në mënyrë të pashmangshme, e kishte detyruar vajzën të lëvizte kohët e fundit nga qyteti e saj në shtëpinë e re në provincën e Veronës. Alarmi u dha nga miqtë, të cilët prej disa ditësh nuk po kontaktonin dot me viktimën. Për të gjetur trupin e vajzës së re,9 e cila kishte bërë tatuazhe për të kujtuar prindërit e saj me fjalët "mami" dhe "babi", ishin zjarrfikësit që u angazhuan. Dhimbja për humbjen e parakohshme të prindërve ishte shumë e fortë për 26-vjeçaren. Një histori që ka tronditur qytetin ku e gjithë familja ishte shumë e njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0031399726867676