INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi në finalen e “Dancing With The Stars” dhe fansja i thotë “ti je një llapaqene moj...”, Aulona Musta nxehet dhe ia kthen kështu [FOTO]

Humbi në finalen e “Dancing With The Stars” dhe fansja i thotë “ti je një llapaqene moj...”, Aulona Musta nxehet dhe ia kthen kështu [FOTO]

Publikuar më: 12:56 10-06-2018

Sa e drejtpërdrejtë është Aulona!  

U mbajt të premten finalja e “Dancing With the stars Albania”, spektakli që u rikthye pas dy vitesh mungesë. 6 personazhet e famshëm të mbetur në garë ishin: Amos, Soni, Landi, Viktori, Aulona dhe Kristi. Ata kërcyen me partnerët balerinë në disiplina të ndryshme kërcimi në një natë të gjatë e me plot emocione.

Në fund në garë mbetën vetëm Aulona dhe Soni, dhe kupën e fitores arriti ta merrte Soni Malaj.  Një garë shumë e fortë, pas së cilës Aulona ka bërë një postim ku ka shprehur mirënjohen për mbështetësit e saj dhe të gjithë mesazhet dhe votat që ka marrë. Aulona ka shkruar një mesazh të gjatë ku tregon se sa shumë i është dedikuar këtij spektakli, por një fanse e ka ofenduar atë duke e quajtur llapaqene.

Nuk është e lehtë të shash Aulonën sepse me siguri do e kesh një përgjigje ironike nga prapa dhe kështu ka ndodhur. Aulona ka etiketuar fansen dhe e ka ironizuar duke i thënë: “u zgjate ndonjëçik ti? Apo vazhdon të mbetesh një metër e një qofte”.

fundj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045