INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në Itali, partnerja e shqiptarit mbyt foshnjen e porsalindur. 'Nuk doja ta vrisja' [FOTO]

Horror në Itali, partnerja e shqiptarit mbyt foshnjen e porsalindur. 'Nuk doja ta vrisja' [FOTO]

Publikuar më: 13:57 10-08-2018

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë Italinë ku një qytetar gjeti në parkimin e makinave një foshnje të porsalindur të pa jetë.

Për këtë ngjarje makabre u vendos në pranga Giordia Gugliemi 27 vjeçe, e cila akuzohet se e ka braktisur beben disa orë pas lindjes në parkimin e një supermarketi, me dëshirën që ai të vdes.

Por ky version i prokurorisë hidhet poshtë nga 27-vjeçarja, e cila rrëfen versionin e saj të ngjarjes.

download-4.jpg

"E linda në shtëpi dhe e lash në parkingun e makinave që dikush tjetër ta gjente, por jo me qëllimin që ta vrisja" rrëfen autorja.

Sipas mediave italiane, detajet janë dhe më të rënda, Giordia, nënë e një fëmije tjetre 2 vjeç me një partner shqiptar, e ka lidhu foshnjen me një qese dhe më pas e ka lënë në parking.

Askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzëne pasi e kishte fshehur nga të gjithë dhe nga partneri i saj shqiptar me profesion murator.

Ajo e mori këtë vendim ekstrem me justifikimin se nuk kishte gjendje ekonomike që ta rriste.

-640-0-5b6cb358917cf.jpg

Mirëpo prokuroria i hedh poshtë pretendimet e saja duke theksuar se Guglielmi mund të mbështetej tek familja e saj, partneri shqiptar me të cilin ka edhe një vajzën 2 vjeçe, nga prindërit dhe vjehrrit, të cilët ishin në mund që ta ndihmonin edhe ekonomikisht.

Foshnja që ishte braktisur që në orën 11.00 u gjet e pajetë nga një qytetar rreth orës 20.00 të mbrëmjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709