INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot. Qenka një fillim jave i “paparë”, nami sot njerëz, mos e humbisni

Horoskopi sot. Qenka një fillim jave i “paparë”, nami sot njerëz, mos e humbisni

Publikuar më: 09:34 09-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi – Intensiteti i çështjeve që kanë të bëjnë me dashurinë dhe romancën po rritet. Kujdes, pasi tensioni që po rritet mund të çojë në përplasje.

Demi – Lëreni zemrën t’ju shkëlqejë. Dashurojini ata që keni përreth dhe kjo do t’ju ndihmojë të mblidhni shumë njerëz rreth vetes.

Binjakët – Përdorni energjinë që keni për t’i nisur gjërat sot, jo nesër. Mos e nisni dietën nesër, pasi mund të gjendeni përballë një pice shumë të mirë dhe do t’ju mbetet për pasnesër. Nisini punët sot.

Gaforrja – Sot do të përballeni me vështirësi në të shkruar. Do të bllokoheni edhe në frazën më të lehtë. Mos u mërzisni, harxhoni kohë me lexime dhe me vizita në muze për frymëzim.

Luani – Veprimi është prioriteti juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashuri dhe romancë. Me të zbuluar çfarë doni, e keni të pamundur të qëndroni në vend deri sa ta arrini.

Virgjëresha Një surprizë në dashuri dhe romancë është rrugës për tek ju. Jini të hapur të përqafoni rrjedhën e dashurisë dhe bukurisë që keni përpara.

Peshorja –Duhet të jeni më të ndërgjegjshëm për paraqitjen tuaj të jashtme. Vizita në një dyqan rrobash do të ishte një ide e mirë.

Akrepi – Bëni kujdes me dashurinë. Mund të jeni në pozicionin e një fluture të bukur që në një degë peme vështron një merimangë tërheqëse. Kujdes, mund të bllokoheni përherë në një dashuri që do ju lëndojë.

Shigjetari –Fatkeqësitë me të cilat jeni përballur mund t’ju kenë lënduar. Është koha të shikoni para. Zemra juaj është e etur të nisë diçka të re dhe të sjellë aventurë në jetën tuaj.

Bricjapi  – Jeni i mbushur me gëzim. Një dallgë e madhe dashurie është nisur për tek ju. Duhet të bëni kujdes që këtë valë ekstreme të mos e shpërdoroni dhe gjërat të kalojnë në ekstremin tjetër, kësaj radhe negativ.

Ujori Pse nuk provoni diçka të re në vend që ta zhysni veten në diçka të vjetër, të shkatërruar. Nëse refuzoni të hiqni dorë nga projekti juaj që është i destinuar të dështojë, një rrugë e vështirë shtrihet para jush.

Peshqit – Angazhimet sociale do të shpëtojnë elegancën tuaj. Pa ato angazhime, mund të zhyteni në konfuzion dhe mërzi.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084