INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sipas Paolo Fox, renditja e shenjave për këtë javë

Horoskopi sipas Paolo Fox, renditja e shenjave për këtë javë

Publikuar më: 15:58 06-05-2018

Sikundër çdo të dielë astrologu Italian Paolo Fox ka bërë edhe klasifikimin e shenjave për javën 7-13 maji.

Por çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë duke i renditur nga shenja më pak e favorizuar për të mbërritur tek më të ledhatuarit e fatit.

Në vend të 12 renditet Akrepi.

Duke nisur nga e diela Mërkuri do të jetë kundër. Kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë jo mirë por kundërshitë planetare ju tregojnë nevojën për të marrë nën kontroll jetën tuaj, pasi javët e ardhshme do të duhet të bëni zgjedhje të rëndësishem. Gjatë mesit të qershorit keni lajme të mira.

Kujdes gjatë kësaj jave evitone përplasjet, e mërkura dhe e enjtja ditë më të mira për ju.

Shigjetari në vend të 11
Shumë prej jush gjatë kësaj kohe po eksplorojnë. Edhe pse gjatë prillit keni patur telefonata të rëndësishme, nuk do të mungojnë tentativat. Dhe këtë situatë të mbushur me tension ju po e ndjeni. Ju këshillohet të ruani qetësinë sidomos gjatë të mërkurës dhe të premtes. Mos humbisni energjinë tuaj. Merruni më shumë me partnerin. E shtuna e diela ditë te mira për ju.

Peshorja në vend të 10
Ju keni patur dy javë force ku keni mundësinë të thonit atë cka mendonit. Tashmë është një moment pasigurie. Përballë ndryshimeve ndiheni të pasigurtë. Kujdes të premten dhe të dielën. Kush ka ndryshuar punë ose ka në plan të bëjë një gjë të tillë nuk keni shumë perspektivë.

Në vend të 9 Binjakët
Ndoshta gjatë këtyre ditëve keni bërë dicka të bukur. E sigurt që gjatë kësaj jave do të keni edhe më shumë gjëra për të bërë. Bëni kujdes të zgjidhni njerëzit që ju rrethojnë.

Në vend të 8 Gaforrja
Gajtë këtyre ditëve Jupiteri ju favorizon. Në përgjithësi keni oferta që ju bezdisin por duhen pranuar.
Është një qiell i qetë për ndjenjat i cili mund të bëhet shumë i rëndësishëm gjatë muajve korrik gusht. Të reja për ju qe jeni në lidhje. Probleme të vogla gjatë të premtes e të dielës, por dicka po ndryshon.

Ujori në vend të 7

Nis të ndihet ndikimi i Uranit i cili sjell ndryshime të mëdha dhe shumë energji. E doni pavarsinë tuaj. Nëse kërkoni një punë në një qytet tjetër ju presin ndryshime të rëndësishme. Gjatë te premtes dhe të dielës keni një qiell të bukur për ndjenjat, pasi lini mbrapa një prill shumë të vështirë.

Peshqit në vend të 6
Keni një vision të jetës që nuk lidhet jo vetëm me përditshmërinë.
Në këto ditë është e rëndësihme të zhvilloni këtë instikt që ju sjell ndryshime të mëdha edhe në aspektin profesional. Gjatë 14 majit mudësi të reja në punë. E rëndësishme është të ndiheni të qetë cka mund ta gjeni edhe në familje.

Virgjëresha në vend të 5
Duke nisur nga data 13 do të keni mundësi për të shfrytëzuar. Është vit i rëndësishëm për ju që doni të martoheni apo të bashkëjetoni.
Dëshironi pranë njerëz të vendosur. Kujdes të enjten e rimerrni veten të dielën.

Luani në vend të 4
Tani jeni në një moment që dëgjoni. Dedikoni më shumë kohë familjes, kërkoni të rikuperoni në fushën financiare. Keni patur tensione në dashuri tani cdo gjë ndryshon.

Në vend të tretë Demi
Duke nisur nga kjo e dielë do të keni një Mërkurë të bukur. Marsi është ende i fortë edhe Saturni po ashtu. Është një vit i rëndësishëm. Bëheni më shumë revolucionar dhe pak konservator. Shumë e rëndësishme fundi i javës.

Dashi në vend të dytë
Ndryshime ju presin, gjatë fundjavës Hëna është tek shenja juaj. Ditë të rëndësishme për tu sqaruar. Për ju nuk është një vit i lehtë, por kjo javë do të sjell shumë të reja. Jeni të pritje të dickaje që nuk varet nga ju. Mos harroni dashurinë, fundi i javës është shumë pasionant.

Shenja më e favorizuar e javës është Bricjapi
Ky është viti juaj. Mes marsit dhe prillit keni patur momente pause. Por ringriheni më në fund, do të jeni protagonist të këtij viti. Ditë shumë të mira në punë sidomos nga mesi i javës.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385