INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për datën 27 shtator! Yjet janë përkrah këtyre shenjave për sot sipas Paolo FOX...

Horoskopi për datën 27 shtator! Yjet janë përkrah këtyre shenjave për sot sipas Paolo FOX...

Publikuar më: 07:22 27-09-2018

Demi, 5 yje:

Ka mundësi të mira për të evoluuar. Demat fitues janë ata që në këtë periudhë tregojnë se nuk kanë frikë të ndryshojnë dhe të bëjnë gabime. Të jesh gjithmonë me njerëz të njëjtë dhe gjithmonë të bësh të njëjtat gjëra, mund të jetë penalizuese. Kjo është koha e duhur për të vlerësuar alternativat dhe për t’u përfshirë në kontekste të reja, dhe kështu të rimëkëmbeni.

Virgjëresha, 5 yje: Eshtë një qiell i rëndësishëm. Ka një gjendje mjaft pozitive astrologjike dhe rimëkëmbje për ju. Ju gjithashtu mund të mendoni për një problem të vogël që ju ka bezdisur prej pak kohësh dhe se tani do të jeni në gjendje të zgjidhni dhe të kapërceni. Kujdes mirëqenien psikofizike. Ju keni mundësi të mira në punë dhe në dashuri. Ju jeni ndër favoritët e renditjes së shenjave të Paolo Fox.

Peshqit, 5 yje:

Sipas horoskopit të ditës së enjte, 27 shtator 2018, dhe në përgjithësi gjatë kësaj periudhe, ju jeni ndër shenjat më të jalla dhe më të forta të zodiakut. Pasioni, xhelozia dhe energjia janë shenjat tuaja karakteristike. Doni të jetoni me shpejtësi të lartë, ju jeni një shenjë emocionale dhe këto janë ditë të rëndësishme edhe për të kapërcyer një konflikt pune që po ndodh kohët e fundit.

Dashi, 4 yje:

Do të jetë mbi të gjitha nga nëntori që do të keni më shumë shanse për të bërë gjëra të reja. Kush për një kohë të gjatë ka qenë mënjanë dhe nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara, edhe pse ka bërë kaq shumë përpjekje, më në fund nga nëntori mund të marrë revansh ose të shpërblehet. Fundi i vitit do të jetë më i mirë dhe madje edhe nëse nuk bëni shumë, do të jeni në gjendje të merrni diçka më shumë.

Binjakët, 4 yje:

Ju po kaloni një periudhë interesante të rimëkëmbjes. Gjeni dëshirën për të qenë me të tjerët, dhe argëtohuni. Në punë ka ndryshime dhe zgjedhje për të bërë. Horoskopi i të enjtes dhe në ditët në vijim këshillon të lëvizni në kohë, sepse në nëntor me Jupiterin përballë do të bëhet e vështirë të arrihen rezultate më të mira.

Akrepi, 4 yje:

Deri në 11 Tetor mund të jetë e përshtatshme të përpiqeni të çoni përpara një projekt. Ose, nëse keni gjëra të rëndësishme për të bërë, mos harroni se dy javët e para të tetorit do të jenë më të mirat për të vepruar. Është një periudhë interesante për dashurinë, ka pasion dhe përfshirje të madhe. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të organizuar diçka të veçantë këtë fundjavë.

Shigjetari, 4 yje:

Ndoshta ju nuk keni kaluar një test, ndoshta sepse nuk keni qenë konstantë. Horoskopi i ditës së enjte, 27 shtator ju fton të jeni pak më proaktivë, sepse deri në fund të vitit mund të merrni me shumë mundësi, edhe shpërblime për t’u konfirmuar. Nëse në këtë kohë po bëni gjëra të reja, ju keni një mënyrë për të vlerësuar faktin se pa ju, gjëra të caktuara nuk mund të bëhen, sepse prania juaj është vendimtare.

Luani, 3 yje:

Në këtë periudhë po keni vështirësi të dukeni, dhe për këtë arsye shumë preferojnë të qëndrojnë larg jush. Këto janë ditë programimi dhe jo veprimi, dhe për këtë arsye gjithçka duket më e vështirë. Në dashuri duke u përpjekur për të ruajtur qetësinë, është e lehtë të humbni durimin këto ditë.

Bricjapi, 3 yje:

Mos ndiqni më situata të së kaluarës, tani është koha për të filluar projekte të reja, edhe në dritën e përvojave negative që keni pasur në të kaluarën. Prej 11 tetorit do të keni më shumë mundësi për të dalë në pah, mos nënvlerësoni lajmet apo propozime të reja që mund t’ju japin mundësinë që prisni për revansh.

Ujori, 3 yje:

Ka kaq shumë gjëra për të bërë, aq shumë çështje praktike për të rregulluar që mund të ndikojnë në shtëpi dhe punë. Duhet të përpiqeni të jeni pak më të kujdesshëm dhe të distancuar. Por ju jeni të qeverisur nga Urani, ju gjithashtu mund të keni të shpërthime impulsive dhe është e vështirë për ju që të ruani qetësinë. Më të pakënaqurit në punë në këtë periudhë po shqyrtojnë mundësinë e të bërit diçka tjetër.

Gaforrja, 2 yje:

Po kaloni një periudhë veçanërisht të vështirë. Në përgjithësi ju keni një mundësi të madhe për veprim, por ndodhin ditë kur është më e vështirë për të arritur qëllimet, ashtu siç do ndodhë dhe të enjten, 27 shtator. Nëse dikush përpiqet t’ju kërcënojë, ose t’ju sulmojë, duhet të përpiqeni të sprapsni këto veprime, madje duke u përpjekur dhe shfrytëzuar ndihmën e një personi të besuar.

Peshorja, 2 yje:

Duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë, kjo është një periudhë shumë e luhatshme, gjatë së cilës mund të ndodhin ngjarje pozitive dhe ditë të tjera më të vështira për t’u menaxhuar. Për të parandaluar situata të caktuara, duhet të tregoni diplomacinë tuaj të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0068178176879883