INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi i muajit Prill, zbuloni çfarë thonë yjet për ju

Horoskopi i muajit Prill, zbuloni çfarë thonë yjet për ju

Publikuar më: 11:09 03-04-2017

Më në fund jemi në stinën e pranverës dhe sipas yjeve, gjërat po fillojnë të ndryshojnë.

Muaji i Prillit është nën ndikimin e Venusit, planetit të dashurisë dhe bukurisë, që do të thotë se jeni në kohë për një ndryshim rrënjësor, si një model i ri flokësh.
Megjithatë hidhini një sy horoskopit më poshtë për më shumë detaje:

DASHI 
Në muajin e ditëlindjes tuaj do të nduiheni sikur jeni mbushur plot me energji dhe do të veproni me impulsivitet. Ata qe janë ne një lidhje mire është te shtojnë dozat e fantazisë dhe te imagjinatës ne mënyrë qe te ruajnë gjithë kohës harmoninë. Nëse lejoni qe rutina te behet pjese e jetës suaj shume shpejt do vijnë edhe problemet. Beqaret do jene shume me pozitive se një muaj me pare dhe nuk do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Atëherë kur ata nuk do e presin mund te ndodhin edhe gjerat me te bukura. Pas datës 15 gjithçka ka për te qene me ndryshe. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nen kujdes dhe nuk keni për te pasur as shqetësimin me te vogël në këtë sektor. Në planin financiar do jeni luftarake dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni buxhetin. Në punë do arrini majat edhe falë ndihmës së kolegëve.

DEMI
Këtë muaj do i arrini që të gjitha qëllimet qe do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft te qetë. Për çiftet mund te ketë fillimisht disa dite te tensionuara, por gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do hedhë pas krahëve çdo gjë do iu beje te ndiheni për mrekulli. Për beqaret, ky nuk do jete një muaj shume i favorshëm për takime, kështu qe ju duhet ende te bëjnë durim. Për te mos u mërzitur më mirë le ta shfrytëzojnë kohen duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mire nga më parë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Nuk do keni më as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni të shpenzoni si më parë. Ne pune do i arrini me shpejt objektivat nëse punoni në grup.

BINJAKËT
Kohët e fundit ndiheni sikur jeni në një periudhë tranzicioni dhe nuk po kuptoni çfarë po ndodh me veten tuaj. Megjithatë, do i kaloni pa shume mundim sfidat dhe vështirësitë qe do ju dalin. Ata qe janë ne një lidhje do i rregullojnë qe javën e parë problemet qe ju kishin dalë dhe do ndihen më të qetë. Duke reflektuar gjithmonë me shume kujdes para se te hidhni hapa do e mbajnë gjithë kohës klimën të qetë. Beqarët do i kenë të gjitha mundësitë për te realizuar takimet e ëndërruara. Për disa edhe një flirt kalimtar mund të shndërrohet në diçka më tepër. Shëndeti ne disa momente mund te jete delikat. Shpenzimet duhet t’i kryeni gjithmonë me llogari dhe nuk duhet kurrsesi të nxitoheni. Vetëm kështu do shmangni tronditjet. Ne pune here pas here do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjerat nuk do ju ecin si kishit menduar.

GAFORRJA
Këtë muaj do jeni më te përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merren edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën qe te qëndrojnë sa me pranë atij qe dashurojnë dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje. Nuk pritet te ndodhe asnjë problem. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin dhe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë, prandaj deri javën e dyte çdo përpjekje do ike më kot. Shëndeti nuk ka për te qenë shume i mire. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë here pas here probleme shëndetësore. Financat do jene te qëndrueshme edhe pse jo ne gjendjen qe keni ëndërruar deri me sot. Në punë do ju ndihmojnë disa kolege dhe do arrini majat. Mund te merrni edhe një propozim te jashtëzakonshëm nga shefat.

LUANI
Gjate këtij muaji do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë të madhe që t’iu gjendeni pranë herë pas here. Për çiftet ka për të qënë një muaj shume më romantik dhe pasionant. Do ndiheni në çdo moment mirë dhe madje do ndiheni gati për të hedhur hapa më tej. Beqaret do realizojnë disa takime gjate kësaj periudhe, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata kane ëndërruar. Nëse nuk do ndihen te sigurte, me mire te mos hedhin hapa. Shëndeti do jetë here i mirë e herë delikat. Mund te keni ndonjë shqetësim nga bajamet ose nga koka, te cilat me pak me tepër përkujdes dhe me mjekime popullore do qetësohen. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t’i rregulluar problemet. Gjendja do filloje te stabilizohet pas javës se dyte. Ne punë do jeni të kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

VIRGJËRESHA
Ky nuk do jete as muaj shume pozitiv dhe as shume negativ. Për shume gjera do bini ne kompromis me ata qe ju rrethojnë dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Jeta ne çift do jete disi e ndërlikuar gjate javës se pare dhe ne disa momente mund te ndiheni edhe keq. Mundohuni sa me shume te kaloni kohe me atë qe keni ne krah dhe te mos e lini asnjë moment pas dore. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse mund te hedhin hapa te gabuara te cilat do ju dëmtojnë te ardhmen. Për shëndet me te mire duhet ta dëgjoni pak me tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Financat do jene me interesante javët e para, ndërkohë qe pas datës 20 gjendja do vije duke u përkeqësuar. Merrni masa sa me pare. Ne pune do iu jepen mundësi te shkëlqyera për te arritur majat ne gjithçka. Priten vetëm gjera pozitive.

PESHORJA
Këtë muaj, herë pas here mund të lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni ne një lidhje do e vlerësoni edhe me tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes jush çdo gjë ka për te ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jenë më të jashtëzakonshmet. Beqarët do kenë një periudhe disi të ndërlikuar sidomos javën e pare, kur do marrin refuzime nga ata që do joshin. Pas datës 20 mund t’iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në pune çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Në bashkëpunim edhe me kolegët do arrini majat.

AKREPI
Këtë muaj do bëni te pamundurën qe te shmangni gjate gjithë kohës konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do jete si ajri dhe vetëm ajo do ju beje te ndiheni mire. Nëse jeni ne një lidhje, javët e para do merreni me riorganizimin e gjendjes ne te cilën ndodheni dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Pas datës 16, dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do ngrohin atmosferën. Për beqaret mundësitë për takime do jene te pafundme dhe do jete i sigurte ndryshimi i statusit. Do lumturoheni mjaft kur te arrini ta bëni për vete atë qe pëlqeni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni ne forme te shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe do ju arrijnë paratë edhe për shpenzime edhe për te blere gjerat e nevojshme. Jeta profesionale do ketë edhe periudha te turbullta here pas here

SHIGJETARI
Muaj i paqëndrueshëm do jete ky për Shigjetarin. Çdo ditë do ketë çastet e bukura dhe çastet e tensionuara. Mundohuni qe ne çdo çast te ruani ekuilibrin dhe nga ana tjetër te bëni kujdes nga disa persona. Ata që janë në një lidhje do kenë një periudhe disi konfuze kur nuk do dinë çfarë te bëjnë. Duhet gjithmonë të tregoheni të kujdesshëm me partnerin dhe nuk duhet ta lini shumë pas dore atë. Beqaret duhet të bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar rutinën dhe për të filluar një lidhje mund të bëjnë edhe sakrifica ekstreme. Shëndeti do ju shkaktoje shqetësim të madh. Mund të keni probleme me ndonjë organ të veçante dhe mund t’iu duhet edhe të shtroheni në spital. Financat do përmirësohen pas javës së pare falë një investimi që do bëni. Në punë do jeni gjithmonë të logjikshëm dhe nuk do gaboni asnjë moment.

BRICJAPI
Optimizmi, karizma dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite në jetën tuaj këtë muaj. Do gjeni kohen e nevojshme për te kaluar me te afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Nëse keni një lidhje, mos ju besoni aspak atyre që ju rrethojnë sepse do ju shkaktojnë vetëm vuajtje dhe mund te nxisin tensionin me partnerin. Beqaret më në fund do bien në krahët e një personi sharmant, i cili do ua beje çdo moment edhe më të bukur. Shëndeti here pas here mund te ketë shqetësime. Mund te keni dhimbje gjunjësh, dhembesh apo edhe kockash. Këshillohuni me specialistët dhe merrni kurat e duhura. Financat mund të jenë gjithashtu problematike. Nuk do ju dalin paratë as për të blerë gjërat më të domosdoshme. Ne pune do merreni vesh me koleget tuaj dhe kjo do ju ofrojë qetësi në projektin e nisur. Në javën e tretë mund të nënshkruani edhe një kontrate të majme.

UJORI
Ky muaj ka për të qënë shumë më i mirë për ju. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit dhe do e mbani me pranë vetes. Beqaret do jene të palogjikshëm dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuara. Në vend që jeta të bëhet më e bukur ka për të qënë më e trishtë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jete aq shumë i qete. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet te jepni për asnjë lloj arsyeje. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur.

PESHQIT
Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht te qete dhe te kuptueshëm. Te gjithë do i marrin parasysh kritikat qe do bëni dhe do i zbatojnë këshillat tuaja. Jeta ne çift ka për te qene shume e begate. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe ne çdo moment do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret do joshin, do flirtojnë dhe do guxojnë edhe të fillojnë lidhje me disa persona që pëlqejnë. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe disa shqetësime të vogla. Financat nuk do jenë të këqija, kështuqë mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe të mira sidomos nëse punoni në kompani private.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002