INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Njerëz sot qenka DITA juaj me FAT! Lum ata persona që kanë këto 2 shenja... Sa me fat!

Horoskopi ditor/ Njerëz sot qenka DITA juaj me FAT! Lum ata persona që kanë këto 2 shenja... Sa me fat!

Publikuar më: 06:27 12-07-2018

DASHI

Gjërat po fillojnë të shkojnë mirë pikërisht në momentet që i kishit humbur shpresat. Në fushën ekonomike sot tregohuni të kujdesshëm, pasi mund të shpenzoni shumë.

DEMI

Nëse do ju duhet ti dedikoheni ndonjë pune në shtëpi, është një nga ditët më të përshtatshme. Për gjithçka do të mund të gjeni zgjidhje e nuk do ta keni aspak të vështirë.

BINJAKET

Mbase në këtë fundjavë nuk do të merrni shumë emocione, por sigurisht mjaft qetësi e relaks. Me partnerin pranë do të keni mundësinë për të folur mbi gjithçka që ju shqetëson.

GAFORRJA

Të bëni plane në këtë periudhë është diçka shumë e bukur, veçanërisht kur jeni të përfshirë nga një atmosferë e këndshme. Tregohuni të kujdesshëm dhe do të shikoni që gjërat do të rregullohen.

LUANI

Sot duhet të keni kujdes me personat që kanë në dorë vlerësimin tuaj. Paradite do të jeni në humor të mirë, që mund të venitet nga mbasditja. Një person do t’ju bëjë një kërkesë që do t’ju nervozojë.

VIRGJERESHA

Në fushën profesionale mos limitoni mënyrën tuaja të të arsyetuarit. Gjërat më të rëndësishme nuk do të vijnë vetë nëse nuk do të dini ti kërkoni. Tregohuni të ëmbël me të gjithë ata që ju rrethojnë.

PESHORJA

Mos e ekzagjeroni me sjelljen tuaj. Kalimi i Neptunit në shenjën tuaj do ju bëjë paksa agresivë me të tjerët, duke u shfaqur të ndryshëm në sytë e atyre që ju njohin.

AKREPI

Qëndroni gati për të rifilluar çdo gjë nga e para e për të mbrojtur deri në fund idealet tuaja. Mos u dekurajoni edhe përpara pengesave që mund t’ju duken të pakapërcyeshme sepse do të keni ndihmën e yjeve. Mjafton të jeni optimistë.

SHIGJETARI

“Largësia është si era” thotë një këngë e sot shumë prej jush do të kuptojnë se një periudhë ndarjeje nga partneri do të bëjë shumë mirë për marrëdhënien tuaj.

BRICJAPI

Mos u besoni duarve të një të huaji zgjidhjet e problemeve tuaja. Raporti juaj në çift do të ngrohet nga vëmendja e gjestet e vogla por shumë sinjifikative.

UJORI

Do të bëni një përshtypje të mirë mbi të gjitha ata persona që dëshironi ti afroni pranë vetes për arsye pune. Do të jeni të vendosur në çdo drejtim duke u dhënë siguri edhe atyre që do të keni përreth vetes.

PESHQIT

Për pak kohë gjërat do të jenë në rregull për të gjithë ju. Edhe pse partnerin mund të keni kundërshtarin më të zjarrtë në vendimet që do të merrni nuk do ta keni të vështirë ta bindni sipas interesave tuaja.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010359287261963
    array(1) { ["section"]=> string(55) "horoskopi-ditor-yjet-sot-ne-favor-te-ketyre-shenj-64732" }