INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Si pritet të jetë fundjava? Ja çfarë thonë yjet

Horoskopi ditor/ Si pritet të jetë fundjava? Ja çfarë thonë yjet

Publikuar më: 10:16 16-03-2019

DASHI
Beqarët nuk do arrijnë të realizojnë takimet e ëndërruara. Nëse jeni çift, komunikimi me partnerin do jetë i mirë. Në aspektin financiar mund të bëni disa investime që dëshironi.

DEMI
Jeta juaj në çift do jetë e këndshme dhe pasionante. Ju do flisni lirshëm dhe për disa tema serioze. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve, prandaj shpenzoni.

BINJAKET
Sot do sqaroni një keqkuptim me partnerin tuaj. Beqarët do jenë të pavëmendshëm ndaj ftesave që do ju bëhen. Tregohuni të matur në planin financiar, që të bëni më shumë shpenzime.

GAFORRJA
Kjo nuk është dita më e mirë për çiftet, pasi do të keni debate me partnerin. Beqarët nuk duhet të nxitohen. Në aspektin financiar bëni ndonjë shpenzim, pasi do të keni sukses.

LUANI
Sot do të keni fat në dashuri. Ju do të ndiheni gati për të marrë vendime të rëndësishme me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do të kryeni shpenzimet që ju duhen më shumë.

VIRGJERESHA
Ditë e qetë për të gjithë çiftet. Beqarët do bëjnë çdo gjë për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar do të shpenzoni pët të blerë disa objekte për shtëpinë që keni.

PESHORJA
Ju do ndiheni të dashuruar dhe do keni dëshirë për shëtitje me partnerin. Beqarët nuk do zhgënjehen nga personi që do takojnë. Sot nuk duhet të bëni shpenzime financiare.

AKREPI
Sot do keni aventura në aspektin afektiv. Për ju beqarët do ketë të tjera çështje të rëndësishme me të cilat do merreni. Në aspektin financiar shpenzoni për çdo gjë që doni.

SHIGJETARI
Sot do të keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj. Bëni atë që doni, pa u menduar shumë. Në planin financiar do i rregulloni gabimet dhe çdo gjë do të menaxhohet me sukses.

BRICJAPI
Kujdes me financat dhe shpenzimet e kota. Më vonë do kuptoni, se nuk është momenti i duhur për të kënaqur egon tuaj. Në mbrëmje do merrni nje ftesë për t’u argëtuar me shoqërinë.

UJORI
Sot do të keni bashkëpunim të mirë me partnerin. Beqarët do kenë disa takime interesante. Aspekti financiar është i mirë, pasi jeni treguar të matur në disa shpenzime që keni kryer.

PESHQIT
Sot do keni disa debate me partnerin, prandaj tregohuni tolerant. Beqarët do realizojnë një takim të këndshëm. Në aspektin financiar do menaxhoni mirë të ardhurat që do merrni.

Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197